Showbiz21 Gusht 2019, 12:42

Sherr në Ibiza: “Nuk mund të hyni në diskotekë sepse jeni napoletanë”

Shkruar nga Pamfleti
Sherr në Ibiza: “Nuk mund të hyni në diskotekë sepse

“Ime bijë, Alessia Ylenia, me pushime në Ibiza, mbrëmë iu mohua hyrja në lokalin ‘Hard Rock’ sepse është napoletane”.

Me këto fjalë, Salvatore Ferraro denoncoi në FB diskriminimin që pësoi e bija, student 21 vjeçare në Somma Vesuviana, e cila ishte me pushime bashkë me 4 miq të tjerë.

Rojet, pasi kontrolluan dokumentet e të rinjve, u kanë thënë se nuk mund të hynin, pasi diskoteka ishte vetëm për vendasit.

Duke qëndruar jashtë lokalit, miqtë vunë re se një grupi italianësh u lejohej hyrja në festë dhe vendosën kështu të riktheheshin tek dera e diskotekës, siç rrëfen Alessia për ‘Il Mattino’.

Në atë pikë, rojet shpjeguan se nuk donin napoletanë në lokal.

“Ime bijë dhe miqtë e saj u lënduan shumë, vazhdon postimi i burrit, mes shakave ofenduese të djemve milanezë që ndodheshin aty dhe talleshin me skenën. Një sjellje e tillë është e papranueshme dhe raciste dhe është veçanërisht stigmatizuese kur ndodh në një vend të njohur botërisht”.

 

Lifestyle diskoteke ibiza napoletanet sherr