Kronike 6 Maj 2018, 16:13

Sherr në një lokal në Tiranë, plagosen dy persona

Shkruar nga Pamfleti
Sherr në një lokal në Tiranë, plagosen dy persona

Sherr në një lokal në Tiranë, plagosen dy persona

Një konflikt me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një 27-vjeçar është plagosur po ashtu e plagosur ka mbetur dhe e dashura e tij.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.05.2018, rreth orës 15:00, në zonën e Unazës së Re, si pasojë e një konflikti të ndodhur jashtë një lokali, kanë mbetur të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi A. M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, shtetasia K. K., rreth 23 vjeçe.

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij

Kronike plagosen dy persona Sherr në një lokal në Tiranë