Bota 7 Nëntor 2018, 21:09

Sherri i bujshëm që pushtoi rrjetin, Trump shpërthen akoma më keq ndaj gazetarit të CNN: Pusho, duhet t’iu vijë turp! (V

Shkruar nga Pamfleti
Sherri i bujshëm që pushtoi rrjetin, Trump shpërthen akoma

Sherri i bujshëm që pushoi rrjetin, Trump shpërthen akoma më keq ndaj gazetarit të CNN: Pusho, duhet t’iu vij turp! (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe korrespendenti i CNN, Jim Acosta janë përfshirë në një konflikt të ashpër verbal gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas CNN gazetari e sfidoi presidentin amerikan Donald Trump me një pyetje gjatë mbajtjes së konferencës, ku e pyeti atë nëse republikanët mbështesinin vetëm nacionalistët e bardhë.

Teksa e konsideroi “një pyetje raciste” pyetjen e drejtuar nga ana e gazetarit Jim Acosta, presidenti Trump u përplas verbalisht me korrespendentin duke e cilësuar atë një “person të vrazhdë e të pasjellshëm”.

“CNN duhet të turpërohet që të ka lënë të punosh për të. Ti je një person mjaft i pasjellshëm. Nuk duhet të punosh për CNN. Kur raporton lajme fake, nga të cilat CNN hedh plot, ti je armik i njerëzve”, i tha presidenti Trump Akostës.

“Dua të të sfidoj”, e nisi Akosta por Trump e ndërpreu.

“Të lutem, e konsideroj pushtim. Ti dhe unë nuk biem dakord”, tha Trump.

Por gazetari ka vazhduar marrjen në pyetje, duke e u përpjekur ta sfidojë me përdorimin e fjalës “pushtim” nga Trump, duke i thënë se pse republikanët mbështesnin vetëm nacionalistët e bardhë,, duke u përpjekur të marrë një mendim për numrin e madh të emigrantëve afrikanë që kërkonin të merrnin azil në SHBA.

“Thuhet se Partia Republikane shihet si mbështetëse e nacionalistëve të bardhë. Çfarë bëni ju për këtë?”, ka thënë gazetari.

“Jo aspak, jo – aspak. Unë dua që ata të vijnë, por ata duhet të vijnë ligjërisht. Ju e dini, ata duhet të vijnë përmes një procesi të ligjshëm. Kjo është një pyetje e tillë raciste”, ka thënë presidenti Trump.

 

Bota Donald Trump gazetari i cnn