Sport20 Shtator 2019, 12:48

Sherri Lukaku-Brozovic, Conte nuk fal askënd! Merr masa direkt

Shkruar nga Pamfleti

“Do ta gjej, qoftë edhe gjëja e fundit që do të bëj!”. Kështu duket se i ka referuar bashkëpunëtorëve të tij Antonio Conte sa i përket spiunit që ka treguar ngjarjen e ndodhur në dhomat e zhveshjes në “San Siro” me Brozovic dhe Lukaku që u kapën keq me fjalë dhe u grindën në sy të grupit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ngjarja është spiunuar te gazeta më prestigjoze italiane, “Gazzetta dello Sport”. Futbollisti që ka treguar të gjithë këtë ngjarje është brenda organikës dhe është një që lufton kundër grupit dhe që dëshiron të trazojë ujërat me qëllim. Trajneri italian ka takuar Marotta dhe i ka kërkuar që të nisë hetimin e brendshëm për të kuptuar se kush është personazhi që ka nxjerrë një sherr banal që ndodh në çdo ekip dhe e ka treguar fije për pe në një gazetë, sidomos në një moment të vështirë, në prag të derbit dhe ndeshjes me Lazios më pas.

Sport Antonio Conte Inter