Sherri për pronat përgjak sërish Selenicën, si u ekzekutua i zgjedhuri i PD sapo mbaroi kafen

Sherri për pronat përgjak sërish Selenicën, si u ekzekutua i zgjedhuri i PD sapo mbaroi kafen

 Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi që tronditi Selenicën e Vlorës këtë mesditë, ku u ekzekutua me breshëri plumbash kreu i njësisë administrative Kotë, Fatmir Hodo. 64-vjeçari është qëlluar me armë gjahu në qendër të fshatit Kotë dhe ka humbur jetën.

Report Tv  mëson se viktima është Fatmir Hodo, 64 vjeç, kreu i Njësisë Administrative Kotë, i zgjedhur në vitin 2015 si përfaqësues i PD. Autor i kësaj ngjarje është identifikuar Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenice, i cili është vëndosur në pranga nga policia në banesën e tij.

Fillimisht mes viktimës dhe autorit ka pasur një debat brenda një lokali, ndërsa shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një konflikt pronësie. Mësohet se autori i krimit ka qenë duke pirë kafe në një tavolinë me viktimën pak para ngjarjes së rëndë.

Bëhet me dije se pasi kanë biseduar rreth 30 minuta së bashku, 43 vjeçari është ngritur nga tavolina ka marrë çiften dhe ka qëlluar mbi Hodon duke e lënë të vdekur në vend.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 09.11.2018, në orën 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi F.H, rreth 64 vjeç (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D dhe janë vënë në ndjekie të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Forca policie janë vënë në ndjekie të autorit me qëllim kapjen dhe arrestimin e tij.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti