Një burrë nga Karolina e Jugut që identifikohet si një dre’ është transportuar në spital përmes helikopterit pasi u qëllua nga dy gjuetarë.
William Tenenbaum, 31 vjeç, është shtrirë në gjendje kritike për jetën, sipas stafit mjekësor në Spitalin e Qarkut Allendale pasi u mor gabimisht për një dre nga dy gjuetarë vendas.
Sipas dy gjuetarëve, Tenenbaum ishte veshur dhe pikturuar me ngjyrat e një dreri dhe kishte vënë bri që e bënin atë të mos njihej nga dy burrat.
“Ishte hera e parë në jetën time që pashë një dre të ngrihej dhe të ecte në të dy këmbët. Kjo është kur shkova për ta goditur në mushkëri, “u tha gazetarëve Harry Perkins, 72 vjeç, dukshëm i tronditur.
“Dreri dukej sikur po fërkonte gjoksin dhe organet gjenitale dhe po na sinjalizonte që të afroheshim, ishte shumë surreal” pranoi para gazetarëve Thomas Pinecut, 68 vjeç.
Nëna e William Tenenbaum, Michelle, tha se djali i saj ka qenë gjithmonë i vështirë si tip dhe ka patur probleme për të bërë miq, por ka një pasion të madh për natyrën.
“Kur ishte tetë vjeç ai mendonte se ishte një derr, pastaj 12 vjeç një ketër, tani ai është një dre. Mund të jetë më keq, ai mund të jetë një homoseksual, ”argumentoi nëna e tij kur u telefonua.
Nëna e Tenenbaum pranoi se zgjedhjet e jetës së djalit të saj janë të çuditshme dhe kanë kërkuar disa adaptime nga familja.
“Në Ditën e Falënderimeve, pasi dreri nuk ha mish, ne i bëmë atij një sallatë me hala pishe dhe bohçe pishe të cilat ai dukej se i pëlqente,” shtoi ajo.
Në vitin 2016, William Tenenbaum u bë titull për mediat lokale, pasi theu e u fut në një fermë dhe dyshohet se kishte sulmuar seksualisht disa kafshë, por më vonë u la i lirë pasi pronari vendosi të heqë akuzat. /Përshtati A.H.