Aktualitet12 Nëntor 2018, 18:46

“Shfryhet” operacioni i bujshëm, ish deputeti socialist bëhet gati për të lënë qelinë

Shkruar nga Pamfleti
“Shfryhet” operacioni i bujshëm, ish deputeti socialist

"Shfryhet" operacioni i bujshëm, ish deputeti socialist bëhet gati për të lënë qelinë

Lirimi i Arben Ndokës tashmë është çështje kohe…është vendosur tashmë àpriori lirimi i ish-deputetit!

Informacione të sigurta bëjnë me dije se Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pritet të lirojë nga qelia ish deputetin socialist Arben Ndoka. Masa “arrest me burg” që ishte marrë për ish deputetin e vënë në pranga me aq bujë pritet të lehtësohet. 

Gjatë arrestimit të Arben Ndokës u angazhuan forcat RENEA të cilët e shoqëruan në komisariatin e policisë së Tiranës. Arrestimi i ish-deputetit u krye pas urdhrit të arrestit të nxjerrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda e cila caktoi masën “Arrest në burg”.

Në seancën gjyqësore të mbajtur me 24 tetor,  Gjykata e Krimeve të Rënda dha masat e sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Vol-Vo 4”. Dy ish-deputetët e PS Arben Ndoka dhe Arben Çuko u lanë në qeli. Tetë prej të arrestuarve u lanë në “arrest shtëpie” nga Gjykata, kurse tre të tjerëve iu dha masa “detyrim paraqitje”. Para Gjykatës së Krimeve të Rënda dolën  34 prej të arrestuarve në kuadër të operacionit “Vol-Vo4”, ku u goditën 4 grupe kriminale, më i rëndësishmi ai i Avdylajve në Shijak.

Anëtarë të familjes Avdyli, përfunduan në pranga si organizatorët dhe si persona të dyshuar se do të trafikonin lëndë narkotike drejt shtetit gjerman. Ndërkohë nga përgjimet e pjesëtarëve të grupit dolën edhe lidhjet të tyre me dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Ndoka dyshohet se ka ndërhyrë për të përfituar toka në favor të të afërmve të tij, ndërsa Çuko dyshohet se ka dhënë leje të dënuarve pas ndërhyrjeve të personave nën hetim. Për shpërdorim detyre dhe ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal u arrestuan dhe 3 punonjës policie.

Por i gjithë operacioni i trumbetuar me aq bujë me sa duket po shkon drejt “shfryrjes”.

Aktualitet arben ndoka