Showbiz19 Qershor 2019, 20:28

Shitet me një çmim marramendës arma e ndryshkur që i mori jetën Van Gogh

Shkruar nga Pamfleti
Shitet me një çmim marramendës arma e ndryshkur që i mori

Shitet me një çmim marramendës arma e ndryshkur që i mori jetën Van Gogh

U shit në ankand revolveri me të cilin besohet se u vetëvra piktori holandez Vincent van Gogh. Arma e ndryshkur u ble përmes telefonit nga një koleksionit privat për 162,500 euro. Herë pas here janë ngritur edhe dyshime në lidhje me vërtetësinë e armës.

Revolveri i cili mund të jetë përdorur nga piktori Vincent van Gogh për t’u vetëvrarë u shit në një ankand për 162,500 euro, rreth tre herë më shumë nga sa pritej.

Arma e ndryshkur u ble përmes telefonit nga një koleksionit privat. Ajo u gjet nga një fermer në vitin 1965 pranë fshatit kur artisti kaloi ditët e fundit të jetës. Isha afërsisht e njëjta periudhë kohore dhe me të njëjtin kalibër plumbi që i mori jetën van Gogh-ut.

Megjithatë, herë pas here janë ngritur edhe dyshime në lidhje me vërtetësinë e armës.

Më 27 korrik 1890, artisti në gjendje të rëndë mendore hyri në një fushë të fshatit Auvers-sur-Oise, disa kilometra në veri të Parisit dhe e qëlloi vetën në gjoks.

Revolveri kishte fuqi të vogël ndaj do të kalonin disa ditë derisa van Gogh-ut të humbte jetën nga plagët e marra.

Mbi shtatë dekada më vonë, një armë e ngjashme u gjet në një fushë prapa vilës ku qëndroi artisti. Analistët sugjeruan se revolveri mund të kishte qëndruar në tokë nga 50 deri në 80 vjet.

Instituti Van Gogh, i cili mbikëqyr shtëpinë ku artisti kaloi ditët e tij të fundit, e kritikoi ankandin.

Kuriozitete Shitet me një çmim marramendës arma e ndryshkur që i mori jetën Van Gogh