Shkallon Edi Rama, kërcënon mediat me stilin dhe “llapën” e kërcënimit, që u bëri nipi i Rrahmanit (Faksimile)

Kryeministri ka degraduar

Kryetari i PS, (Partia Sorogato), fatkeqësisht kryeministër i këtij vendi, nuk po heq dorë nga kërcënimi kundër mediave, që publikojnë zullumet e pushtetit të tij, të krimbur në krim e korrupsion.

Edhe sot, Edi Rama e ka nisur ditën, duke përsëritur ultimatumin e djeshëm ndaj mediave elektronike, me kërcënimin e hapur: “Bastet dhe kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama, çdo reklamim i tyre, në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla, t’i heqin vetë, se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos të kemi llafe, për lirinë e shtypit pastaj”.

Ky kërcënim, me gjuhë halabakësh, nuk ka nevojë për koment, pasi është kopje e plotë e llojit, banalitetit, rrugaçërisë, stilit, gjuhës dhe tekstit, të kërcënimit që ka bërë pak ditë më parë ndaj mediave nipi i “orakut” të tij, Rrahman Rraja, të cilave u jepte ultimatum publik për të hequr fotografitë dhe shkrimet, për “kolegët” e Edi Ramës, personalitetet e politikës dhe botës së krimit, Rrahman e Rexhep Rraja.

Teksti i ultimatumit kërcënues të Edi Ramës, bërë në datën 10 tetor 2018, ndaj medias në mënyrë banditeske, për të hequr reklamat e ligjshme, të kompanive të Basteve Sportive, ka të njëjtin tekst, “gjuhë e stil” prej halabaku, si ultimatumi kërcënues, i bërë nga Florian Rraja në datën 6 tetor, për të hequr fotografitë e skandal-krimit “Rraja”, faksimilet e të cilave po i publikojmë, për efekt krahasimi mes dy “profileve” të tyre…/Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti