Aktualitet20 Korrik 2019, 21:49

Shkarkimi i Ilir Metës, Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë për Zërin e Amerikës: Ka shkelur Kushtetutën

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkimi i Ilir Metës, Rudina Hajdari bën deklaratën e

Shkarkimi i Ilir Metës, Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë për Zërin e Amerikës: Ka shkelur Kushtetutën

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për Zërin e Amerikës për situatën në vend dhe zhvillimet e fundit. Ajo përshkroi një situatë të vështirë, në krizë duke theksuar se duhet të gjenden zgjidhjet e duhura.

Ajo gjithashtu ka foli për mbështetjen e opozitës së re në parlament ndaj shumicës për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

 Hajdari tha se zoti Meta zgjodhi një rrugë jolegjitime për ‘i dhënë zgjidhje krizës.
“Zoti Meta zgjodhi një rrugë jolegjitime për t’i dhënë zgjidhje krizës. Nuk zbatoi parimet kushtetuese. Ai ka shkelur disa pika të Kushtetutës së Shqipërisë. Ka premtuar një zgjidhje që nuk zbatohet dot, nuk gjen rrugë institucionale. Por do kemi një gjykatë kushtetuese që do e gjykojë vendimin e Presidentit. Data e re nuk solli një zgjidhje konkrete”, u shpreh ajo.

Aktualitet Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë për Zërin e Amerikës: Ka shkelur Kushtetutën Shkarkimi i Ilir Metës