Politike19 Qershor 2019, 10:42

Shkarkimi i Metës/ Balla paraqet kërkesën te Ligjet, procedurat që do të ndiqen

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkimi i Metës/ Balla paraqet kërkesën te Ligjet, procedurat

Shkarkimi i Metës/ Balla paraqet kërkesën te Ligjet, procedurat që do të ndiqen

Taulant Balla ka paraqitur sot para Komisionit të Ligjeve kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.  Pa humbur kohë, PS pas paraqitjes së kërkesës në Kuvend, sot ka bërë hapin e rradhës duke çuar më tej proçesin e shkarkimit.

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot mbledhjen me diskutimin për kërkesën e futur në rend dite, për shkarkimin e Presidentit Meta.

Duke iu referuar argumentit të Metës për precedentet e mëparshëm, si në vitin 2007, Balla ka thënë se ai është krejt e kundërta e këtij rasti, pasi në atë vit ishte arritur marrëveshja mes palëve. Sipas Balles, ai ka cenuar edhe periodicitetin e zgjedhjeve.

PROCEDURA

Shkarkimi i Presidentit në Parlament nuk është një akt i shpejtë, që mund të kryhet me procedurë të përshpejtuar. Rregullorja e Kuvendit, në nenin 112 të saj, detajon një procedurë të gjatë, që duhet ndjekur hap pas hapi. Gjithçka nis me paraqitjen e kërkesës me shkrim të 1/4 së deputetëve, drejtuar Kryetarit të Kuvendit, bashkë me motivimin e shkeljeve të pretenduara të Presidentit.

Me të marrë propozimin, Kryeparlamentari njofton Kuvendin dhe vetë Presidentin. Kërkesa i paraqitet Komisionit të Ligjeve, i cili brenda 15 ditëve duhet t’i paraqesë Kuvendit raportin bashkë me mendimin nëse duhet ngritur një komision hetimor apo jo. Brenda 7 ditësh pas paraqitjes së kërkesës nga Komisioni i Ligjeve, Kuvendi duhet të zhvillojë seancë me debat mbi këtë raport.

Nëse ai pranohet, brenda dy ditësh duhet të ngrihet një komision hetimor në lidhje çështjet, për të cilat akuzohet Presidenti. Në përfundim të hetimit, për të cilin Rregullorja nuk parashikon një afat maksimal kohëzgjatjeje, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Më pas, Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.

Presidenti ka të drejtën të dëgjohet gjatë të gjitha këtyre hapave, edhe në seancë plenare. Për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Kuvendi vendos me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, pra, 94 vota, dhe me votim të fshehtë. Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit i dërgohet më pas Gjykatës Kushtetuese, e cila

Politike