Aktualitet 6 Korrik 2019, 19:03

Shkarkimi i Metës, Kryemadhi thumbon Berishën: Rama do bëhet si Saliu në 1997

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkimi i Metës, Kryemadhi thumbon Berishën: Rama do bëhet si

Shkarkimi i Metës, Kryemadhi thumbon Berishën: Rama do bëhet si Saliu në 1997

E ftuar në emisionin “Kjo javë” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar zërat për një dorëheqje të mundshme të presidentit Ilir Meta, si edhe procesin e nisur nga PS për shkarkimin e tij.

Çdo dorëheqje e Metës do i jepte argument Ramës të thotë iku vetë. Sa për shkarkimin më vjen keq ta them, por Rama do bëhej si Berisha në 1997 që i mori të gjitha pushtetet.

Shkarkimi i Ilir Metës për mua do të faktonte përfundimisht, rënien e të gjithë institucioneve në dorë të një njeriu, që do mbahet mend në shek.. XXI me një psikopat të droguar. Rënia e institucioneve të presidentit do të thotë të destabilizosh Rajonin e Ballkanin. Destabilizon vendin më pro europian në rajon” u shpreh Kryemadhi.

Ndër të tjera, Kryemadhi u shpreh se nuk e mendon dorëheqjen nga LSI, edhe nëse Ilir Meta nuk do ishte më në postin e presidentit të Republikës.

Në LSI nuk do jem e përjetshme, po se mendoj dorëheqjen së afërmi, madje kam menduar një proces zgjedhor me parimin ‘një anëtar një votë’ me një anëtarësi të organizuar, dhe përvec se do kërkoj mandatin do kërkoj ndryshim të gjerave në LSI sa i përket sfidave, mendimit, etj.  LSI tashmë është një parti e konsoliduar. Reforma në drejtësi pa LSI nuk do ishte realizuar, por u kthye në një ramaformë, që vjen si rezultat i gabimit të LSI. LSI ka shumë sfida, ka një ideologji ndryshe. “ tha Kryemadhi

Aktualitet Kryemadhi thumbon Berishën: Rama do bëhet si Saliu në 1997 shkarkimi i Metës