Aktualitet23 Mars 2018, 20:12

Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i drogës, trafikonin kokainë e kanabis

Shkruar nga Pamfleti
Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i drogës, trafikonin kokainë e

Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i drogës, trafikonin kokainë e kanabis

Policia greke ka finalizuar sot një operacion dhe në përfundim të tij ka shkatërruar njëgrup kriminal të trafikut të drogës.

Siaps infroamcioneve policia ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe katër grekë.

Arrestimet u kryen në Selanik dhe në Drama. Grupi akuzohet se gjatë gjashtë muajve të fundit importonte kokainë dhe kanabis dhe e magazinonte për ta trafikuar pastaj në qytete të ndryshme të Greqisë së veriut.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi 73,3 gramë kokainë, 61,6 granë kanabis, 2 peshore precizioni, telefona celularë, një shumë parash prej 2.920 euro, si dhe 21.000 lekë.

U sekuestruan gjithashtu dy automjete dhe një motoçikletë që përdoreshin gjatë trafikimit.

Aktualitet Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i drogës trafikonin kokainë e kanabis