Shkeli rregullat e UEFA-s, Milani rrezikon të përjashtohet nga Europa League

Shkeli rregullat e UEFA-s, Milani rrezikon të përjashtohet nga Europa League

Përfaqësuesit e klubit të Milanit ndodhen në zyrat e federatës europiane të futbollit (UEFA) në këtë moment. Është një situatë e vështirë për klubin kuqezi, pasi rrezikohet përjashtimi nga Liga e Europës. Në Nion ka nisur audienca para trupit gjykues të UEFA-s, që do të marrë masa për klubin kuqezi. Dhe rreziku është i madh në këtë moment, deri në përjashtim nga Kupat e Europës. Vendimi zyrtar do të merret brenda 72 orësh.

Milani përfaqësohet nga administratori Marko Fasone, Valentina Montanari, avokati Roberto Kapeli, këshilltari dhe përgjegjësi i komunikimit Fabio Guadanjini, si dhe Umberto Lago, një nga ekspertët e “fair-play”-it financiar.

Nëse UEFA merr vendim ta përjashtojë nga Liga e Europës, Milani do t’i drejtohet KAS-it në Lozanë, ashtu si Skënderbeu ynë, duke bërë apelim brenda 10 ditësh. Për të bindur avokatët, Milani do të përdorë transparencën e llogarive bankare. Cështja është e mprehtë dhe klubi po bën cdo përpjekje për të evituar dënimin që do të ishte me pasoja për skuadrën milaneze. /Pamfleti Sport