Shkeli transaksionet e vendosura, arrestohet drejtoresha e lartë e financave

Policia kanadeze kanë arrestuar në Vankuver drejtoren financiare të Huawei, Meng Wanzhou, që tani rrezikon ekstradimin në SHBA.

Ndaj saj është hapur një hetim për të përcaktuar nëse kolosi kinez ka shkelur sanksionet me Iranin.

Arrestimi i menaxheres, vajza e themeluesit të shoqërisë, bëhet për të ulur tensionet mes SHBA dhe Kinës në fushën teknologjike, pas tarifave të kohëve të fundit.

Kina i ka kërkuar Kanadasë të lerë të lirë Wanzhou. Ky incident ka rritur tensionet mes Pekinit dhe Washingtonit që kërcënon të komplikojë bisedimet tregtare.

Të premten është parashikuar një seancë ku do të vendoset lirimi me kusht ose jo për Wanzhou. Arrestimi është kërkuar nga SHBA, e cila kërkon ekstradimin e saj. Huawei, një nga prodhuesit më të mëdhenj kinez të telefonave, është vënë në shënjestër të autoriteteve amerikane që lidhen me sigurinë.

Blerja dhe përdorimi i telefonave Huawei është ndaluar në agjencitë qeveritare.

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti