Aktualitet 5 Qershor 2019, 15:16

Shkencëtarët zbulojnë që shpirti nuk vdes – Ai kthehet sërish në Univers

Shkruar nga Pamfleti
Shkencëtarët zbulojnë që shpirti nuk vdes – Ai kthehet

Shkencëtarët zbulojnë që shpirti nuk vdes – Ai kthehet sërish në Univers

A e keni pyetur veten ndonjëherë se çfarë i ndodh shpirtit pas vdekjes? Shkencëtarët kanë zbuluar që shpirti nuk vdes – Ai kthehet në Univers

Sipas shpjegimeve të shkencëtarëve, truri i  njeriut mund të jetë i ngjashëm me një “kompjuter biologjik”, dhe se edhe vetëdija njerëzore është një proces i cili funksionon si një kompjuter kuantik brenda trurit. Ajo çka ështëemocionuese, siç shpjegojnë ekspertët, është fakti që shpirti i njeriut kthehet në univers dhe nuk vdes.

Sipas fizikanit dhe profesorit të nderuar në Departamentin e Anesteziologjisë dhe Psikologjisë, Dr. StuartHameroff si edhe fizikanit matematikor në Universitetin e Oksfordit, Sir Roger Penrose, shpirti ruhet brenda mikrotubuleve të qelizave të trurit. Sipas tyre ky proces quhet “Orchestrated Objective Reduction” (Reduktim Objektiv i Orkestruar) ose “Orch-OR”. Teoria tregon se edhe pse njeriu ka “vdekur klinikisht”, mikrotubulet brenda trurit të njeriut e humbasin gjendjen e tyre kuantike por në tënjetën kohë ai mund ta ruajë kujtesën brenda trurit.

Së fundmi, në dokumentarin serial tëScienceChannel “Përmes Tunelit”, DrHameroff ilustroi: “Le të themi që zemra nuk rreh më, gjaku nuk rrjedh më; mikrotubulet e humbasin gjendjen e tyre kuantike. Informacioni kuantik brenda mikrotubuleve nuk shkatërrohet, nuk mund të shkatërrohet, dhe thjesht shpërndahet e përhapet gjithandej në univers.

Nëse pacienti ringjallet, rikthehet në jetë, ky informacion kuantik mund të kthehet sërish brenda mikrotubuleve dhe pacienti thotë “Pashë vdekjen.” Nëse ata nuk rikthehen në jetë, dhe pacienti vdes, ka të ngjarë që ky informacion kuantik tëegzistojë jashtë trupit, ndoshta pafundësisht, si shpirt.

Sipas shpjegimit të Dr. Hameroff, shpirtrat njerëzorë janë më shumë sesa thjesht “ndërveprime” neuronesh brenda trurit të njeriut. Kjo teori ilustron se këta “shpirtra” mund të kenë qëndruar qysh në krye të herës.

Me gjithë zbulimet e fundit lidhur me energjinë e errët dhe materien e errët, substancat të cilat njeriu nuk mund t’i shohë apo ndër-veprojë, por gjërat të cilat ne e dimë qëegzistojnë, prapëseprapë, teoria mund të përcaktojë më shumë gjëra që janë akoma më shumë enigmatike dhe madhështore./Përshtatur në shqip nga Pamfleti.net

Burimi: TrulyMind

Kryesore Ai kthehet sërish në Univers Shkencëtarët zbulojnë që shpirti nuk vdes