Showbiz22 Tetor 2019, 11:19

Shkoi për vizitë normale te mjeku, 25 vjeçarja merr lajmin tronditës

Shkruar nga Pamfleti
Shkoi për vizitë  normale te mjeku, 25 vjeçarja merr lajmin

Shkoi për vizitë normale te mjeku, 25 vjeçarja merr lajmin tronditës

Një 25-vjeçare nga Melburn, e quajtur Caity Mason është përballur me një ngjarje aspak e zakontë. Pas disa ditëve të gjata ku ajo kishte një dhimbje therëse në stomakun e saj, vajza vendosi të vizitohej tek një mjek.

Barku i saj ishte enjtur, dhe mesi i dhimbte, gjithashtu therjet në stomak nuk kishin të ndalur, vajza duke parë këto simptoma në trupin e saj, mendoi se ishin dhimbjet e zakonta para menstruacioneve, por rezultoi të ishte diçka komplet tjetër, dhe e papritur për të.

Mjeku pasi e analizoi, i tha asaj se ajo ishte në muajin e 9 të shtatzënisë, dhe madje ishte hapur së paku 10 centimetra.

Vajza nuk po i besonte veshëve dhe e pyeti mjekun e saj disa herë nëse ishte i sigurt që po fliste me të.

23 orë pas takimit të saj te mjeku, ajo lindi dhe djalin e saj. 25-vjeçarja ishte e shokuar gjatë gjithë ngjarjes, dhe nuk u besonte syve.

Dje nuk e kishte idenë që ishte shtatzënë, ndërsa sot ajo ka sjellë në jetë një djalë! Ajo u shpreh se nuk e kishte vënë rë aspak që mund të ishte shtatzanë.‘Trupi im nuk ndryshoi, barku vetëm sa mu enjt pak, por unë nuk kam qënë kurrë në dijeni se isha shtatzënë .’ – u shpreh 25-vjeçarja.

Lifestyle 25 vjeçarja merr lajmin tronditës Shkoi për vizitë normale te mjeku