Categories: Kronike

Shkoji me motor dhe kërcitja pam-pam/ Dalin përgjimet, ja si u planifikua ekzekutimi i Mishel Prelës

Përgjimi i bisedës ku planifikohej krimi ka qenë një nga provat më të forta të Prokurorisë në gjykimin e dy personave të akuzuar për ekzekutimin e mbetur në tentativë të aktorit Mishel Prela, korrikun e vitit 2017 në Tiranë.

“ABC News” ka siguruar dosjen e gjykatës, ku zbardhet kjo bisedë e zhvilluar mes të akuzuarit si autor i krimit, Shkëlzen Buci dhe porositësi i tij, Ervin Zallumi teksa ky i fundit i vë në dispozicion armën e krimit,. Përgjimi është bërë përmes një aparati celular nga vetë Buci, të cilit i ishin premtuar 80 mijë euro për vrasjen. Në bisedë Zallumi jepte instruksione për krimin.

B: “Puna është kështu or burrë, se të jepet variant, p.sh. është tu ik për në shpi ai më kupto, në makinë diku”. A: “Po”.

B: “I shko me motorr tek dera, pam-pam-pam, mbaro punë dhe ikën mo burrë, a më kupto. Se mund të jepet mundësia”.

A: “Po, e marr vesh”. B: “Mund të jepet mundësia kudo. Jo e kam idenë këtu. Që mos më humb shumë kohë. Më kupto, këtu e kisha hallin. Që të mos humbium shumë kohë”.

A: “Nuk bën zhurmë ajo, nuk bën zhurmë fare”. Me tej bashkebiseduesit pretendojnë se është koha më e përshtatshme për shkak të situatës politike.

A: “Këto 10 ditë duhet me kry punë o vlla se…” B: “Kjo është pra ideja o burrë, pasi unë desha me u nxitu. Unë këtë thashë”.

A: “Tashti shko, bam-bam, mbaro punë, se tani nuk ka mo as polici. Nuk funksiono as një gjo. Është kohë zgjedhjesh, është qeveri teknike, ministra teknikë, çdo gjë teknike. Nuk ka as kontroll, as postoblloqe”.

B: “Na u desh një kështu mo burrë, t’i kishim ra, se me dy copë nuk ka ku të shkojë. I bie një herë pa zhurmë o burrë, që mos bëjmë rrëmujë a më kupto”.

Në vijim të bisedës Shkëlzen Buci dhe Ervin Zallumi diskutojnë se si duhet të largohen nga vendi i krimit dhe si të ruhen nga kamerat.

A: “Këto 10 ditë o vlla. Në momentin që do vijë nuk ka nevojë me ik me shpejt. Bam bam dhe hajt shnet. Mund të ikësh dhe me biçikletë. I hypën biçikletës edhe… Tani duhen gjëra mos me ra në sy. Se me qenë me motorr të madh. Yyyy motorri i madh është kot”.

B: “Ti thu nuk bo punë motorri i madh?” A: “Po jo o burrë, ça thu. Pse me rreziku kot, kamikaz”.

A: “Thjesht domethënë. Edhe ruj një çik zonën, ku ka kamera, ku nuk ka kamera. Në momentin që do ikësh, mos hiq kapelen ku ka kamera. Ku e shef se ka kamera, se ka biznese ene gjona, se duken kamerat”.

B: “Normal. Në qoftë se ashtu, këtë po e hudh unë, në qoftë se ashtu. Un do e përdor me doreza”. A: “Po pra do ta pastrosh mirë”.

Me gjithë planifikimin Policia dhe Prokuroria mundën të zbardhnin plotësisht ngjarjen dhe të dërgojnë si të pandehur Ervin Zallumin e Shkëlzen Bucin. Në përfundim të gjykimit Zallumi dhe Buci u dënuan me nga 12 vite burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë, “prodhim e mbajtje narkotikësh” dhe “armëmbajtje pa leje”.



Loading...
Loading...
Loading...

Share
zhanina

Recent Posts

“Si cjapi te kasapi”/ Mirë protesta, por cili është fundi?

PD dhe LSI, nëse do ti kishin të vërteta përbetimet e tyre, nuk do ta kërkonin zgjidhjen sharje dhe bërtitje…

27 mins ago

S’duron më, largohet portieri i Real Madridit

Kiko Casilla largohet nga Real Madridi tri vite e gjysmë pas kthimit të tij, me destinacion Anglinë. Portieri spanjoll bashkohet…

41 mins ago

“Përgjegjës i një serie përplasjesh, gjurmët e tij të gjakut mund të shtrihen deri në Berlin”, si përfundoi Klement Balili në emrin më të lakuar

Si përfundoi emri i Klement Balilit nga një person i panjohur në emrin më të lakuar? Në prill të 2016,…

46 mins ago

“Çfarë gabimesh ke bërë?” Përgjigjet Bushati

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim këtë të enjte me homologun hollandez Stef…

1 hour ago

Skënderbeu bën afrimin e dytë, Shehi i habit të gjithë

Skënderbeu ka bërë afrimin e dytë në merkaton e janarit. Trajneri Orges Shehi ka afruar nga ekipi i të rinjve…

1 hour ago

“Hienat politike që duan të na coptojnë e përçajnë në ‘Kadrinjë’ e ‘Kristaqë'”

Shkrimtari Kim Mehmeti është një zë  i fuqishëm  kritik në arenën rajonale shqiptare. Së fundmi ai nuk kalon ps komentuar…

1 hour ago