Showbiz12 Shtator 2019, 12:27

Shkon në 6 numri i të vdekurve nga cigaret elektronike

Shkruar nga Pamfleti
Shkon në 6 numri i të vdekurve nga cigaret elektronike

Rritet në SHBA bilanci i viktimave nga tymosja e cigareve elektronike.

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga një “sëmundje misterioze e mushkërive” që godet përdoruesit e e-cig.

Viktima e fundit është një 55 vjeçar nga Kansas, i shtruar në spital me “sintoma që rriten me shpejtësi”, sipas asaj që shkruan “The Sun”.

Konfirmimin e vdekjes së burrit e dhanë funksionarët shtetërorë që nuk kanë dhënë detaje mbi llojin e produktit të përdorur nga 55 vjeçari dhe as nuk kanë hyrë në detajet e problemeve shëndetësore.

Janë 12 personat e shtruar në Los Angeles me një sëmundje të rëndë dhe të papritur të mushërive, me shumë mundësi e lidhur me përdorimin e cigareve elektronike.

Simptomat e patologjisë misterioze përfshijnë dhimbjen në kraharor, vështirësi në frymëmarrje dhe të vjella. Disa duhan pirës përfundojnë në terapi intensive me frymëmarrje mekanike për disa javë.

Punonjësit e shëndetësisë në SHBA po përpiqen të gjejnë nëse bëhet fjalë për një toksinë të veçantë apo substancë që u shtohet produkteve, përfshirë marijuanën, apo nëse sëmundja zhvillohet nga përdorimi intensiv i e-cig.

Lifestyle cigaret elektronike Viktima