Showbiz 8 Nëntor 2018, 22:39

Shkon në arë të punojë, djali nga Lushnja s’u beson syve nga ajo që zbulon

Shkruar nga Pamfleti

Shkon në arë të punojë, djali nga Lushnja s’u beson syve nga ajo që zbulon

Me siguri të gjithë e keni parasysh atë momentin kur nga gardëroba nxjerr një xhup që s’e kishe veshur prej kohësh dhe rastësisht në xhepin e tij gjen ndonjë lek. Shpesh, e njëjta gjë u ndodh dhe fermerëve kur shkojnë të punojnë në ara, teksa rastësisht gjatë gërmimit në sipërfaqe të tokës dalin objekte të ndryshme.

E njëjta gjë i ka ndodhur dhe një djali nga Lushnja, i cili ditën e sotme ka zbuluar një objekt, që tashmë mund të cilësohet “i rrallë” dhe e ka ndarë me ndjekësit e JOQ.al. Djali ka gjetur një celular Nokia 3310 që duket se ka qëndruar nën dhé prej kohësh. E kot nuk e kanë cilësuar si “të pavdekshëm”, pasi dhe pasi ka kaluar kaq kohë, i ka rezistuar vjetërsisë. Nuk besojmë se mund të punojë, por ai që e ka hedhur kohë më parë, tani do donte ta kishte si një objekt që i përket së shkuarës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kuriozitete