Shkon për të gjuajtur oktapodë me pushkë uji, zhduket në rrethana misterioze 32-vjeçari S.P. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku familjarët e të zhdukurit thonë se rrobat e tija janë gjetur në afërsi të Currilave, duke shtuar dyshimet se diçka mund t’i ketë ndodhur.
Polumbarët kanë kërkuar në det së bashku me forcat detare, por deri më tani pa asnjë rezultat. Sakaq kërkimet vijojnë ende. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.