Aktualitet10 Tetor 2019, 07:35

Shkrumbohet nga flakët makina luksoze e Dritan Lelit, kryetarit të bashkisë Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Shkrumbohet nga flakët makina luksoze e Dritan Lelit, kryetarit të

Shkrumbohet nga flakët makina luksoze e Dritan Lelit, kryetarit të bashkisë Vlorë

Në orët e para të para të mëngjesit  të sotëm është shkrumbuar nga flakët makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë. Burime zyrtare nga policia thanë se ka marrë flakë automjeti tip ‘Range Rover’  që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë, ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ‘Ford’, parkuar në afërsi.

Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti tjetër tip ‘Ford’ është në pronësi të shtetasit me inicialet B.A.Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht. Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Aktualitet