Kronike26 Qershor 2018, 10:46

Shkrumbohet “Porshi” në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti
Shkrumbohet “Porshi” në Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirimi”, ku mjeti tip “Porsh” me targa AA 177 TK, në pronësi të shtetasit M.M, 34 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori” është përfshirë nga flakët.

Mësohet se makina e parkuar tek ish terminali i autobuseve si pasojë e flakëve ështe djegur pjesërisht.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para dhe deklarimet e pronarit i cili nuk ka ndonjë pretendim se mjeti mund t’i jetë djegur qëllimisht, dyshohet se zjarri mund të jetë provokuar nga një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë vijon ende puna për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Kronike