Sport16 Gusht 2018, 18:18

Shnaider lë me gisht në gojën Juventusin: Nuk e fiton kampionatin

Shkruar nga Pamfleti
Shnaider lë me gisht në gojën Juventusin: Nuk e fiton kampionatin

Ish-lojtari i Interit, Wesli Shanider, foli në lidhje me merkaton e Juventusit. Mesfushori tregoi se “Zonja e Vjetër” synon që nuk do të fitojë Championsin, pavarësisht se Cristiano Ronaldo u afrua në Torino. 

“Nuk e besoj se Juventus do të fitojë Championsin. Nuk mund të flitet vetëm për një lojtar, sepse askush nuk e bën diferencën i vetëm. Juvja ka bërë mirë në këtë kompeticion në sezonet e fundit, por nuk besoj që një lojtar mund të ndryshojë gjithçka, aq më shumë që të bëjë ndryshimin për të fituar Ligën e Kampioneve.

“Ka skuadra më të forta se bardhezinjtë në këtë kompeticion, por ndoshta Juventus mund të fitojë një tjetër titull kampion. Përkundrazi, mendoj që do të ishte një befasi nëse nuk fitojnë “Scudetton”, ndërsa për të arritur tek Champions, nevojitet më shumë”, përfundon fantazisti holandez. 

Sport Inter Wesli Shnaider