Showbiz11 Shtator 2019, 10:25

Shokon Eva Longoria, viktimë e torturave dhe bullizmit në setin e  “Shtëpiake të Dëshpëruara “

Shkruar nga Pamfleti
Shokon Eva Longoria, viktimë e torturave dhe bullizmit në setin e

“Jam torturuar dhe bullizuar në setin e “Shtëpiake të Dëshpëruara “. Ky rrëfim shokues i Eva Longoria shkruhet në një letër drejtuar gjyqtarëve që po merren me çështjen e korrupsionit, në të cilin është përfshirë  Felicity Huffman, ku Eva rrëfen se ka qenë pikërisht kjo mike e kolege që e ka ‘shpëtuar’.

Kjo letër është mbi të gjitha një deklaratë mbështetëse në drejtim të  Huffman, e cila aktualisht është në pritje të dënimit për përfshirjen e saj në skandalin e pranimeve në kolegjin e Shteteve të Bashkuara.

Aktorja  44 vjeçare rrëfen se ka pësuar akte bullizmi nga një person me të cilin punonte: “Kisha frikë çdo ditë që më duhej të punoja me atë person, sepse ishte një torturë e vërtetë….Deri kur një ditë, Felicity i tha bullizuesit  “mjaft” dhe gjithçka ndaloi”, shkruan aktorja dhe për të lavdëruar ndjeshmërinë dhe aftësinë e mikeshës shton: “Felicity Huffman mund ta ndjente se kisha ankth edhe pse nuk isha ankuar kurrë apo nuk kisha folur kurrë me dikë ”.

Miqësia mes dy grave u konsolidua akoma më shumë kur  Felicity ndihmoi  Evën në një tjetër moment të vështirë të karrierës së saj, duke i qëndruar pranë, apo më saktë, pas emërimeve në “Golden Globe” për sezonin e parë të serialit televiziv.

Longoria ishte e vetmja që nuk u emërua dhe shtypi e ‘fryu’ më shumë lajmin, duke e bërë edhe më të dhimbshëm për aktoren: “Di që nuk do kisha mbijetuar këto 10 vjet nëse nuk do kisha patur pranë miqësinë e Felicity”.

Showbiz Eva Longoria rrefim shokues