Bota16 Maj 2019, 18:07

Shokuese! Deputetja nxjerr foton e vogëlushit: Vdiq pas dhunimit nga serbët

Shkruar nga Pamfleti
Shokuese! Deputetja nxjerr foton e vogëlushit: Vdiq pas dhunimit nga

Shokuese! Deputetja nxjerr foton e vogëlushit: Vdiq pas dhunimit nga serbët

Deputetja e PDK-së,. Flora Brovina ka ndarë të tjera fakte nga gjenocidi serb i kryer në Kosovë. Pas asaj të përdhunimit, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, ajo ka publikuar fotografi tronditëse dhunimi të asaj që forcat serbe i kanë bërë një 7-vjeçareje, e cila më pas ka ndërruar dhe jetë.

“Sigurisht të gjithë jemi pak të emocionuar. Argumenti më i mirë është rezoluta e nxjerrur. Pika që nuk dua ta anashkalojë është që gjenocidi nuk ka ndodhur për herë të parë në luftën e fundit. Ne duhet të kujtojmë gjenocidin në regjionin e Nishit dhe Vranjës, ku janë masakruar dhe dhunuar”, tha ajo.

“Ky fëmijë ka vdekur gjatë dhunimit i ka pasur vetëm 7 vjetë, le të traumatizohet kush të dojë, por kjo është e vërteta”, tha Brovina teksa publikoi edhe fotografinë tronditëse nga foltorja e Kuvendit.

Rajoni deputetja kosovare dhuna e serbeve flora brovina