Showbiz24 Maj 2024, 12:41

Astrologu zbulon kush e fiton 'Big Brother Vip 3'

Shkruar nga Pamfleti

Astrologu zbulon kush e fiton 'Big Brother Vip 3'
Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother Vip 3", ku mes Eglës, Heidit, Julit, Meritonit dhe Romeos, do të zgjidhet fituesi i këtij edicioni, mbrëmjen e 25 Majit.

Astrologu, Jofiel Koço ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me finalen e madhe dhe gjithashtu ka analizuar se cili nga finalistët është më i favorizuar për të fituar.

“Më 25 në darkë ne do të kemi një Hënë midis Shigjetarit dhe Bricjapit. Kjo do ta tensionojë pak situatën”, thotë astrologu.

Duke u ndalur tek finalistët, astrologu theksoi se personi më i favorizuar astrologjikisht është Meritoni.

“Më i avorizuar është Meritoni sepse ka një grupim yjesh që nuk e kanë të tjerët. Heidi ka një pozicion që e shqetëson. Juli bashkë me Romeon kanë përmirësim si shenjë e Virgjëreshës që janë të dy, por përsëri ka dy planetë që i qëndrojnë keq dhe që i krijojnë probleme. Në vendin e parë nga yjet, duke gjykuar vetëm nga yjet Meritoni është në vendin e parë, momentalisht ka një tranzit të fuqishëm të planetit mjaft të rëndësishëm Jupiterit në shenjën e Binjakëve dhe që është pikërisht në hyrje sepse Meritoni është fillimi i shenjës së Binjakëve. 10-ditëshi i parë.Momentalisht kemi edhe planetin Vener që hyn në shenjën e Binjakëve pikërisht ditën e sotme është edhe ajo tranzit. Ky grupim bashkë me Diellin e vendos atë në piedestal më lart nga të gjithë”, u shpreh astrologu, Jofiel Koço.

Më tej Koço thekson se në vendin e dytë për nga favorizimi astrologjik është Egla Ceno.

“Në vendin e dytë për nga favorizimi astrologjik që nuk ka pengesa përpara është Egla. Në vendin e tretë do vendosja dy Virgjëreshat që kanë një problematikë përpara. Kanë përmirësim por prapë nuk është përfundimtar. Në fund do të vendosja Heidin sepse është vërtetë në fundin e Luanit, por preket edhe nga influencat e Virgjëreshave”, tha Koço.

bbv3