Aktualitet26 Shkurt 2024, 20:55

“Berisha s’ka qëllim rrëzimin e Ramës”, Mërtiri: Protestat bëhen kundër SPAK-ut!

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha s’ka qëllim rrëzimin e Ramës”,

Analisti Ergys Mërtiri duke folur për situatën politike në Partinë Demokratike dhe protestën e fundit të Rithemelimit, tha se tubimet bëhen kundër SPAK dhe vetë opozitës.

I ftuar në emisionin “Real Story” në “ABC News”, Mërtiri u shpreh se protestat që nuk vënë në siklet kryeministrin Edi Rama, lodhin mbështetësit, ndërsa shtoi se qëllimi i Berishës nuk është rrëzimi i Ramës, pasi e di që nuk e bën dot. Më tej ai tha se Berisha organizon protesta kundër SPAK dhe vetë opozitës.

Këto lloj protestash nuk i bëjnë asgjë Ramës. Thjesht lodh ndjekësit e tu dhe krijon rritje të mosbesimit. Kjo ndodhi me Bashën. Protestat bëhen kundër SPAK dhe vetë opozitës. Qëllimi i Berishës nuk është rrëzimi i Ramës, se e di që nuk e bën dot. Fjalimi i sotshëm i Berishës nga ballkoni ishte kryekëput për SPAK. Ajo protestë ishte për të prodhuar alibinë që SPAK po dënon liderin e opozitës”, tha ai.

mërtiri