Showbiz21 Maj 2024, 13:04

Dashuri me “shikim të dytë”/ Fatma Methasani rikthehet në krahët e Adrian Gaxhës

Shkruar nga Pamfleti

Dashuri me “shikim të dytë”/ Fatma Methasani rikthehet

Tetë vite më parë ata ishin çifti më i komentuar, edhe pse kurrë nuk e pranuan publikisht se ishin bashkë.

Bëhet fjalë për këngëtarin Adrian Gaxha dhe prezantuesen Fatma Methasani.

Por, është ribashkuar dyshja sërish? Burime të sigurta për Prive’ tregojnë se ata janë parë shumë të afërt në një nga hotelet e Shkupit së fundmi, sipas dëshmitarëve okularë. Ata e kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në rrjetet sociale, ku kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin. Zhvillimi vjen pas ndarjes së bujshme të Fatmës pas Alfio Rotanit, me të cilin ka një djalë.  

Një video e publikuar në internet, ku këngëtari Adrian Gaxha shihet teksa ecën dhe përqafon prezantuesen Fatma Methasani, ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme mes tyre.

Në fakt thashethemet për lidhjen e tyre ka kohë që kanë nisur, por vetëm pas publikimit të videos Adriani dhe Fatma kanë reaguar.

Adriani ka mohuar të ketë ndonjë lidhje dashurie me prezantuesen, duke thënë se ai dhe Fatma janë vetëm shokë.

Ndërsa në anën tjetër Fatma ka zgjedhur të përgënjeshtroi lajmin, përmes një fotografie ku në bluzën e saj shkruan “Çokollata është i dashuri im”.

 

fatma methasani adrian gaxha