Showbiz18 Qershor 2024, 11:03

Elvana Gjata për koncertin në Gjermani: Ishte i pari, por jo i fundit

Shkruar nga Pamfleti

Elvana Gjata për koncertin në Gjermani: Ishte i pari, por jo i fundit

Elvana Gjata mbajti një koncert në Gjermani pak ditë më pare, ku u mirëprit dhe duartrokit nga fansat e saj. Në skenën e madhe në Këln, Gjata performoi krahë artistëve më me emër dhe për këtë ajo sot ka përcjellë një mesazh falënderimi në Instagram.

“Ky është koncerti i parë i një artisti shiptar që guxon në një arenë europiane dhe për mua ishte një sfidë e madhe që bashkë me KUADR dhe EASY SHQIP, vendosëm ta marrim përsipër, edhe pse në një kohë shumë të shkurtër. Jam krenare dhe mirënjohëse për secilin prej jush që ndriçuat arenën, një atmosferë ëndrrash, JU DUA.

Ju premtoj se ishte koncerti i pare, por jo i fundit! Dua të falenderoj të gjithë miqtë e mi artistë për muzikën që kemi sjellë bashkë e që ndatë skenën me mua në këtë mbrëmje.

KUQEZI. Një falenderim i madh shkon dhe për trupën e baletit, bandën e mrekullueshme live, dhe secilin prej ekipit të madh që solli në skenë këtë show! Thank you”, shkruan ajo në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

elvana gjata koncert ne gjermani