Showbiz 1 Mars 2024, 18:18

"Emision i dëmshëm dhe pa sens"/ Deklarata virale, produksioni i "Big Brother" hakmerret ndaj Jul Dedës

Shkruar nga Pamfleti

"Emision i dëmshëm dhe pa sens"/ Deklarata virale,

Pak pas pjesmarrjes së tij në “Big Brother Vip”, një deklaratë e vjetër e Jul Dedës u bë virale në rrjet.

Me anë të një postimi në Facebook, aktori shprehte mendimin e tij aspak të mirë për BBV, ku ndër të tjera shprehej se është një program amoral, i dëmshëm dhe pa sens.

Ky lajm krijoi bujë disa javë më parë, ndërsa sot BBV i ka kthyer “hakun” Julit.

Banorët që u shpallën fitues nga loja e rezistencës, Sara, Bardhi, Silvi, Meritoni, Françeska dhe Vesa, kanë pasur mundësinë sot të njihen me disa nga lajmet më të klikuara të këtij edicioni, e ndër to ishte edhe ky lajm lidhur me fjalët e aktorit.

Në kontrakdiktë me veten? Julian Deda e kishte quajtur Big Brother-in emision të dëmshëm dhe pa sens”- ishte titulli i lajmit që produksioni vuri përballë banorëve, të cilët e pritën me reagime habie këtë lajm.

"Emision i dëmshëm dhe pa sens"/ Deklarata virale,