Showbiz29 Shkurt 2024, 21:15

Erjola i përgatiti hallvën e "vdekjes", reagon vëllai i Ilnisës

Shkruar nga Pamfleti

Erjola i përgatiti hallvën e "vdekjes", reagon vëllai i

Një situatë e pazakontë ndodhi ditën e sotme në shtëpinë e ‘BBV3’. Erjola thuri një ‘kurth’ për Ilnisën dhe Meritonin, gjithashtu i gatoi atyre ‘hallvën e vdekjes’ dhe tha se Ilnisës në veçanti t’ia nxijë jetën sa të jetë brenda shtëpisë.

Ilnisa u prek prej kësaj situate të krijuar, ku u shfaq e përlotur dhe në një moment përmendi familjen dhe vajzën e saj në veçanti, sesi mund të ndihen ata pas gjithë asaj skene që panë.

Vëllai i Ilnisës ka reaguar duke ironizuar Erjolën, i cili nëpërmjet një postimi në Instastory me Anaisin, vajzën e Ilnisës shkruan: ‘Me Anaisin për një tortë sot. Për shëndet e jetë për të ëmën e saj dhe motrën time’.

Erjola i përgatiti hallvën e "vdekjes", reagon vëllai i