Kulture26 Dhjetor 2023, 13:01

Festivali i 62-të u kritikua nga masa, Bojken Lako: Kritizerët duan pak kohë ta kuptojnë

Shkruar nga Pamfleti

Festivali i 62-të u kritikua nga masa, Bojken Lako: Kritizerët duan

Ky festival do mbahet mend për kritika të shumta, që nga prezantuesit, deri tek thashethemet për fituesin e paracaktuar.

Drejtori artistik i tij, Bojken Lako thotë se në edicionin e 62-të të tij është ndjekur e njëjta strategji si në festivalet e tjera. Sipas tij, kritikët do duan pak kohë ta kuptojnë:

“Kam përshtypjen që harrojmë, sepse festivali të njëjtën gjë ka bërë gjithmonë, e kanë drejtuar vetëm aktorë, këngëtarë.., gjithmonë. Pse të mos e bëjmë, kjo është tradita jonë e festivalit. Ne bëjmë një festë..nuk ka asgjë të prishur aty brenda. Njerëzit e thjeshtë, njerëzit e mirë dhe njerëzit profesionistë kanë vënë re shumë gjëra të reja e të bukura dhe më kanë uruar shumë. Kurse ata kritizerët, kam përshtypjen që do duan pak kohë ta kuptojnë këtë lloj festivali, i cili është i njëjti që ka qenë, por me muzikë më të mirë, pa shumë muzikë të keqe, pa abuzime në muzikë, me sens mase dhe me personazhe në skenë që kanë integritet edhe në jetë. Kjo është panorama ime, por do pak kohë të kuptohet”, përfundoi Bojken./ Pamfleti

 

bojken lako kritizeret festivali i 62