Showbiz18 Prill 2024, 11:09

Jetmiri: Romeo është një adoleshent, nuk i përputhet mosha me gjestet

Shkruar nga Pamfleti

Jetmiri: Romeo është një adoleshent, nuk i përputhet mosha

Orët e para të mëngjesit, teksa qëndronin në oborr, disa prej banorëve të shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri kanë analizuar lojën e disa prej konkurrentëve të tjerë.

Një prej tyre ishte dhe Jetmiri i cili ka folur për Romeon, një prej banorëve që ai nuk ka ndonjë marrëdhënie shumë të mirë brenda shtëpisë.

Sipas Jetmirit, Romeo është një adoleshent dhe gjestet që Romeo bën nuk përputhen me moshën që ai ka.

‘Duke larë enët, unë e prek te supi, ai fillon: “Më kapi me dorë, më kapi me dorë…” e kupton? E kalon në të kundërt me mua. Kjo më ka revoltuar sinqerisht. E shikoj si adoleshent, nëse do më përputhej mënyra sesi flet, mënyra sesi ngre njërën vetull, mënyra sesi trash zërin, me moshën ok do ta mirëkuptoja dhe do të thoja ky është i atij brezi. Po ky ka lindur në 95’ o, ky s’ka parë, është lindur në demokraci.’- është shprehur Jetmiri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

romeo adoleshent jetmiri