Showbiz23 Maj 2024, 12:05

Kelly Rowland konfliktohet me rojen e sigurisë në Kanë: Stafi ishte agresiv

Shkruar nga Pamfleti

Kelly Rowland konfliktohet me rojen e sigurisë në Kanë: Stafi

Kelly Rowland u shfaq duke qortuar ashpër sigurinë në premierën e tapetit të kuq të filmit francezo-italian “Marcello Mio”, gjatë Festivalit të Filmit në Kanë të martën.

Fotot nga ngjarja tregojnë Rowland duke buzëqeshur me turmën teksa ecte në shkallët e tapetit të kuq për të shkuar në teatër, përpara se ajo të konfliktohej me një roje sigurie.

Ish -anëtarja e Destiny’s Child dukej e mërzitur dhe e zemëruar ndërsa drejtonte gishtin drejt gruas. Burime pranë saj kanë treguar se në fakt Kelly kishte inat ndaj të gjithë stafit të festivalit që i dukej agresiv.

“Njerëzit që janë caktuar për të ndihmuar yjet të ecin në tapetin e kuq po tregoheshin agresivë dhe Kelly po përpiqej ta injoronte. Në kohën kur arriti tek gruaja e fundit që shpërtheu, ajo e qortoi Kelly-n dhe i tha të lëvizte kur ajo po përpiqej t’ua bënte me dorë fansave dhe të ndihmonte paparacët të bënin xhirimet e tyre. Ajo nuk e ka problem të bëhet divë nëse e di se po mbron veten. Ajo nuk ka bërë gjoja dhe ka dashur të vendosë një kufi të qartë”, thonë burime pranë saj.

kelly rowland konfli kane