Showbiz12 Prill 2024, 13:52

Këngëtarja e njohur serbe arrestohet në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti

Këngëtarja e njohur serbe arrestohet në Zvicër

Këngëtarja e njohur serbe, Seka Aleksic, është arrestuar dje në Zvicër si pasojë e një operacioni policor. Operacioni policor u zhvillua gjatë mbrëmjes së të dielës, kur këngëtarja ishte në koncert në Zyrih.

Në operacionin që u zhvillua në një klub në Schlieren, u arrestua këngëtarja e njohur si dhe u gjobitën disa punonjës të lokalit.

Sipas mediave, Aleksiç ka kaluar tetë orë në paraburgim.

Mësohet se operacioni është kryer në një lokal ku jo të gjithë punonjësit ishin të pajisur me leje pune.

Kenneth Jones, zëdhënës i medias për Policinë Kantonale të Zyrihut, konfirmoi operacionin.
“Në fundjavën në fjalë u bë një inspektim në klub si pjesë e aktiviteteve normale të inspektimit të policisë kantonale. Ka pasur edhe një arrestim. Policia nuk mund të komentojë personin e arrestuar apo arsyen e arrestimit për shkak të procedimit në vazhdim dhe të drejtave personale”, ka thënë ai.

seka aleksic