Showbiz24 Maj 2024, 12:38

Le Figaro kopertinë për shqiptaren e famshme të Inteligjencës Artificiale: Mira Murati vlerësohet 80 miliardë dollarë

Shkruar nga Pamfleti
Le Figaro kopertinë për shqiptaren e famshme të
Mira Murati

Në Silicon Valley, nuk mjafton të jesh i shkëlqyer apo i pasur për tu vendosur në anën e mirë të historisë dhe për të skalitur emrin tënd aty.

”Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin  Le Figaro Magazine.

Shqiptarja që drejton sektorin e teknologjisë në OpenAI, pronaren e  ChatGPT është truri prapa revolucionit të të këtij softueri. Por është gjithashtu ajo që do të jetë në vijën e parë të çështjeve të abuzimit të dyshuar me të drejtën e autorit që ka nxjerrë në pah inteligjenca artificiale.

Në Silicon Valley, nuk mjafton të jesh i shkëlqyer apo i pasur për tu vendosur në anën e mirë të historisë dhe për të skalitur emrin tënd aty.

Ju gjithashtu duhet të dini të merrni vendimet e duhura në kohën e duhur. Është pikërisht përkëtë arsye që emrat e Ronald Wayne, John Sculley dhe Steve Wozniak ndoshta nuk do t’ju thotë asgjë.

I pari  i shiti 10% të aksioneve të Apple në 1976 për 800 dollarë.

I dyti ishte përgjegjës për largimin e përkohshëm të Steve Jobs. I treti është përgjegjës për pothuajse të gjitha evenimentet mbi të cilët Apple ndërtoi suksesin fillestar, por ai gjithmonë ka jetuar nën hijen e Jobs.

A mund të ndodhë që Mira Murati t’i bashkohet kësaj liste ku bëjnë pjesë ata që nuk lënë gjurmë ne histori?

Vetëm të koha do të tregojë.

Drejtoresha Teknike e OpenAI (aktualisht vlerësohet me 80 miliardë dollarë), ka lindur në Shqipërii prej dy prindërve mësues. Ajo fitoi eksperiencë në Goldman Sachs dhe Tesla. Pastaj, duke kaluar nëpër Leap Motion, ajo punoi drejtpërdrejt me David Holz – themeluesin e Midjourney, softuert që ka pushtuar planetin duke krijuar imazhe të rreme, ultra-realiste.

Zonja Murati është pjesë e këtij rrethi të vogël pionierësh që kanë shënuar përparimet teknologjike në themel të AI gjeneruese për dhjetë vjet. Javën e kaluar, ajo prezantoi tiparet e reja të versionit të ri të ChatGPT, GPT-4o, në një video njëzet e gjashtë minutëshe ku versioni më i fundit i softuerit tregon një efikasitet të jashtëzakonshëm.

Por pavarësisht aftësive të saj, Mira Murati nuk është ende e sigurtë se do të bëjë histori një herë e përgjithmonë.

Së pari, sepse ajo është një grua dhe, pavarësisht diskursit ultra-progresiv dhe egalitar që mbretëron atje, bota teknologjia mbetet e dominuar nga meshkujt. Ka dhe një arsye tjetër, sepse ajo do të duhet të menaxhojë dy kriza të mundshme brenda muajve
dhe viteve në vazhdim.

E para është ndryshimi i vizionit të saj nga ai i CEO- së OpenAI, Sam Altman, i cili u shkarkua për pak kohë, nëntorin e kaluar, nga bordi i drejtorëve. Ai u rikthye shpejt në detyrë pasi 90% e punonjësve nënshkroi një letër solidariteti me të dhe se Microsoft,
një nga investitorët më të mëdhenj në ChatGPT, kërcënoi se do të tërhiqej, nëse ai largohej.

Pas kthimit të Altman, shumëkush drejtoi gishtin nga Mita Muratit si përgjegjëse për këtë shkarkim. Ajo e mohon kategorikisht këtë version duke supozuar se me shefin i ndajnë thjeshtë një vizion dhe strategji e ndryshme – si Jobs dhe Wozniak në kohën e tyre në Apple.

Kundërsulmi i “New York Times”

Një rrezik tjetër për shoqërinë ku ajo punon është marrëdhënia me të drejtat e autorit, siç tregohet nga padia e ngritur kundër OpenAI nga

New York Times, gazeta më e madhe e përditshme në Shtetet e Bashkuara ka punësuar në fakt dy pesha të rënda në avokati për të denoncuar përdorimin abuziv të artikujve të saj nga OpenAI.

Përtej kompensimit financiar, këto padi mund të çojnë në praktikën gjyqësore që potencialisht mund ta shkatërronte kompanitë e specializuar në LLM (modelet kryesore të gjuhës, e cila e bazon programin e saj duke u mbështetur në përmbajtje mbi të cilat nuk ka të drejta.
Dhe Murati, shefe e teknologjisë në OpenAI, tashmë është vënë në vështirësi në këtë pikë nga gazetarët.

Kthesa e fundit: aktorja Scarlett

Johansson e akuzoi kompaninë në fillim të javës se kishte përdorur zërin e saj
për ChatGPT – edhe pse ajo kishte refuzuar në mënyrë specifike ofertën që i kishin bërë për këtë çështje.

Mbi këto tema, Mira Murati mbetet e paqartë.

“Ky është një moment unik në historinë tonë ku ne mund të ndërmarrim veprime se si AI mund yë formësojë shoqërinë,” tha ajo disa muaj më parë duke shtuar: “Si të sigurohemi që ajo do realizojë atë që ju kërkoni të bëjë duke siguruar se këtë e bën me qëllime njerëzore dhe në shërbim të njerëzimit? »

Një pyetje e shkëlqyer, të cilës vetë Mira Murati nuk i është përgjigjur dot ende.

mira murati 80 miliardë dollarë