Showbiz19 Prill 2024, 13:49

Monica Bellucci një seksbombë edhe 59 vjeç, lë me gojë hapur me pozat e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Monica Bellucci një seksbombë edhe 59 vjeç, lë me

Monica Bellucci ka dhënë një intervistë për një revistë, duke iu referuar kalimit të kohës dhe rolit që ka luajtur pamja e saj në karrierë dhe plakje.

Më në detaje, ylli italian ka pozuar për Elle Spain dhe ka folur për kalimin e viteve duke u shprehur: Unë jam si gjithë të tjerët, i them vetes se është e kotë të shkosh kundër diçkaje që është më e fortë se unë. Dhe nëse koha kalon do të thotë se jeni me fat që jeni ende këtu. Mosha biologjike ka pasoja, nuk i gëzojmë më avantazhet e rinisë. Ka një transformim natyral dhe vjen një moment që duhet ta pranoni. E rëndësishme është të vazhdoj të ndihem mirë dhe të bëj gjëra që më pëlqejnë dhe që më stimulojnë.

Ashtu si në intervistat e tjera që ka dhënë, edhe në këtë, aktorja këmbënguli se suksesi i saj nuk është për shkak të bukurisë së saj.

“Jam 59 vjeçe dhe vazhdoj të punoj, ndaj nuk mendoj se bëhet fjalë vetëm për bukurinë. Kurioziteti fillestar zhvlerësohet nëse nuk ka asgjë tjetër pas tij”, u shpreh ajo.

Për gjendjen e saj fizike Bellucci u shpreh: Nuk jam e fiksuar. Unë kam qenë gjithmonë një grua me kurba, asnjëherë shumë e hollë, kjo është natyra ime. Dhe unë dua të plakem në paqe. Kur je 50 ose 60 vjeç, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20.

Monica Bellucci një seksbombë edhe 59 vjeç, lë meMonica Bellucci një seksbombë edhe 59 vjeç, lë meMonica Bellucci një seksbombë edhe 59 vjeç, lë meMonica Bellucci një seksbombë edhe 59 vjeç, lë me

monika bellucci seksbombë pozat e fundit