Showbiz22 Qershor 2024, 15:39

Mozzik dhe Lotina nuk fshihen më, ndajnë momente të ëmbla nga romanca mes tyre

Shkruar nga Pamfleti

Mozzik dhe Lotina nuk fshihen më, ndajnë momente të ëmbla

Reperi Mozzik dhe Lotina Haziri tashmë nuk e fshehin më romancën mes tyre! Çifti më i ri i shoëbizit shqiptar kanë ndarë së fundmi momente të ëmbla krah njëri-tjetrit.

Ka qënë Leotina ajo e cila ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa ndodhet në makinë, e në sfond duket krahu me tatuazhe i Mozzik.

Çifti shfaqet shumë i lumur si dhe nuk i kursejnë përkëdheljet me njëri-tjetrin!

Ndonëse, dyshja respektojnë privatësinë e njëri-tjetrit, e sidomos për të folur për lidhjenmes tyre, ishte Mozzik ai i cili konfirmoi lidhjen me të, duke u shprehur gjithashtu se Lotina ishte gjëja më e mirë që i kishte ndodhur në jetë.

Reperi i njohur, i cili ka një vajzë Hanën me ish-partneren, Loredana, u shpreh se i ka shkruar prej kohësh vajzës së deputetit të Kosovës, Lutfi Haziri.

“Pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, rrëfeu Mozzik, teksa fliste për ndjenjat që ka për 25-vjeçaren.

Ai u shpreh se ndihet shumë i lumtur dhe se gjërat mes tyre kanë ardhur në mënyrën më të bukur.