Showbiz 2 Prill 2024, 08:30

Nuk është në izolim, Egla Ceno filmohet rrugëve të Tiranës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk është në izolim, Egla Ceno filmohet rrugëve të

Edhe pse në promo-n e Big Brother tregohej Egla totalisht e izoluar në pritje të një vendimi të Vëllait të Madh për t’u rikthyer në shtëpi apo jo, Iconstyle ka publikuar pamje ekskluzive të aktores.

Egla Ceno shfaqet në kryeqytet, duke ecur qetësisht rrugës në shoqërinë e një djali, i cili mësohet të jetë Ergys Lubonja, regjisor i shfaqjes reality, dhe një vajze, edhe pse rrjeti po “zjen” prej orësh për një rikthim të saj në “Big Brother Vip”.

Burime ekskluzive bëjnë me dije se ish-banorja është parë në zonën e “Komunës së Parisit” me kapele dhe rroba të zakonshme, në shoqërinë e disa personave  që me siguri mund të jenë të afërmit e saj.

Pra “miti” i videos virale në dhomën e izolimit, bie! E gjitha mesa duket ka qenë një gënjeshtër e produksionit për 1 Prill, një tjetër rast që është shfrytëzuar për klikime.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ICONSTYLE (@iconstyle_al)

 

egla ceno tirane rruge shetitje