Showbiz17 Maj 2024, 12:46

Përse nuk u realizua takimi me Heidin? Massimiliano Varrese zbulon si qëndron e vërteta

Shkruar nga Pamfleti

Përse nuk u realizua takimi me Heidin? Massimiliano Varrese zbulon si

Gjatë së martës që lamë pas, blogeri Olti Curri publikoi një video ku nënkuptohej se ish-partneri i Heidit në Grande Fratello do të vinte surprizë në Big Brother VIP 3 për tu përballur me konkurenten, pas historisë në Grande Fratello.

Pas aludimeve në media ka reaguar vetë artisti. Me një video-mesazh të publikuar së fundmi, Massimiliano Varrese konfirmon se ka marrë një ftesë nga produksioni.

Siç shpjegon ai, ftesa ka ardhur që ai të performojë këngët e tij në një nga netët live të spektaklit dhe jo për një përballje me Heidin, të cilës nuk i përmend as emrin.

Ai shton se do të vijë në Shqipëri pas datës 30 maj për të kënduar muzikën e tij, pasi ka mësuar se ka shumë fansa në vendin tonë.