Showbiz21 Maj 2024, 13:46

“Po e them për herë të parë sonte”, Fjoralba Ponari përlotet kur kujton mamanë e ndjerë

Shkruar nga Pamfleti

“Po e them për herë të parë sonte”, Fjoralba

Mbrëmja e kaluar në ‘Ferma VIP’ ishte plot emocione dhe lot.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga takoi nënën e saj në “Fermavip”, moment ky që preku banorët, ndërsa moderatorja Fjoralba Ponari shpërtheu në lot.

Ajo kujtoi nënën e saj të ndjerë, duke treguar për herë të parë se e ëma krenohej te të gjithë me imazhin që  Fjoralba ka ngritur në publik.

“Po e them për herë të parë sonte, unë…. (shpërthen në lot).

Një nga gjërat që mamaja ime krenohej tek të afërmit e saj dhe kolegët e saj, ka qenë pikërisht imazhi që unë kam ngritur në publik. Edhe pse shumë herë më mungon dëshira për t’u zgjuar dhe jo për të ardhur dhe për të drejtuar emisionin, e kam gjithmonë në mendje dhe përpiqem me aq sa mundem që të çoj përpara këtë dëshirë të saj”– tregoi Fjoralba mes lotësh.

 

fjoralba ponari mamaja perlotje