Showbiz24 Qershor 2024, 13:33

Sara rikthen fotot me Ledrin, reperi nuk bën të njëjtën gjë

Shkruar nga Pamfleti

Sara rikthen fotot me Ledrin, reperi nuk bën të njëjtën

Krisja e romancës mes reperit Ledri Vula dhe personazhit publik Sara Hoxha ka qenë ndër temat më të diskutueshme në rubrikat rozë.

Zhdukja e fotografive të përbashkëta, kohë e gjatë që nuk janë parë bashkë as në publik e mos prezenca e Ledrit në premierën e filmit, ku Sara kishte debutuar në kinematografi – duket se kanë mbetur në të shkuarën.

Progres duket të jetë bërë në romancën e dyshes.

Një detaj që është vënë re së fundmi, është rikthimi i postimeve në profilin e Sarës, ku ajo dhe Ledri shihen si super të dashuruar.

Por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me Ledrin.

Aktualisht reperi ka plot 79 postime në llogarinë e tij të Instagramit, dhe asnjë nga to nuk përfshin ndonjë imazh ku ai ka pozuar me Sarën.

Sara rikthen fotot me Ledrin, reperi nuk bën të njëjtën

sara hoxha ledri vula foto