Showbiz20 Qershor 2024, 13:59

Sebepi i sherrit: paratë/ Menaxheri i Taynës: Kam investuar tek ajo, por i donte të gjitha fitimet për vete

Shkruar nga Pamfleti

Sebepi i sherrit: paratë/ Menaxheri i Taynës: Kam investuar tek ajo,

Prej disa javësh Tayna është kthyer në qendër të vëmendjes pas ‘krisjes’ së raportit mes këngëtares dhe ish-menaxherit të saj, Rinor Hykolli.

Sherri mes dyshesh nisi pasi ish-menaxheri i Tayna-s i fshiu reperes këngën e saj të fundit “Si ai” në YouTube.

Të dy ata kanë reaguar në rrjete sociale, duke e akuzuar njëri-tjetrin, por Rinor Hykolli ka treguar sërish versionin e tij mbi përplasjet.

I ftuar në “The Elite Way”, ai është shprehur se sipas tij, këngëtarja ka dashur të merrte të gjitha fitimet vet, dhe jo t’i ndante ato me pjesën tjetër të stafit.

“Ka harru se krejt investimin e kom bo unë qysh prej këngës së parë”, është shprehuri ai.

“Arsyeja që ka dashtë m’u largu është veç me i marr paret vet se nuk ka asnjë arsye tjetër, po ka harru se krejt investimin e kom bo unë qysh prej kangës së parë, dmth i kam të faktume qindra, mijëra investim që kom bo te ajo, e ajo e din këtë. Ka qenë pjesë e dy-tre label-ave ma herët të cilët nuk kanë besu me ia bo as edhe një projekt. Ka harru se dy vjet ka qenë pandemi e vetëm kam investu, ato nuk po i llogariti hiç dmth, të gjithë mundin e kom jep bashkë me producentin, i cili i ka prodhu kangët që quhet ‘Cricket’, mundesh me i pyet krejt bashkëpunëtorët, dojnë me i dhez me të gjitha forcat e tani dojnë me i marr paret vet”, u shpreh Hykolli.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, Tayna u ka kërkuar ndjesë fansave të saj për fshirjen e këngës, ndërsa e quajti “mjeran” ish-menaxherin e saj, i cili sipas reperes ka përfituar nga ajo.

tayna menaxheri parate