Showbiz23 Qershor 2024, 23:01

Shenjat e horoskopit më pak dhe më shumë aventurierë në shtrat!

Shkruar nga Pamfleti

Shenjat e horoskopit më pak dhe më shumë aventurierë në

Sipas rendit, ja shenjat e zodiakut më pak dhe më shumë aventuriere në dhomën e gjumit.

Ujori

Personat e kësaj shenje janë më shumë për biseda të gjata sesa për netë të nxehta. Ata i thonë gjërat si i mendojnë, por nuk arrijnë dot të krijojnë pasion sa duhet në dhomën e gjumit.

Bricjapi

Me personat e kësaj shenje është ose gjithçka ose asgjë. Nëse i dedikohen jetës intime ata janë më të mirët e zodiakut. Problemi qëndron se zakonisht ata nuk janë në humor shumë të mirë…

Peshorja

Personat e kësaj shenje nuk janë më sensualët e zodiakut, por janë shumë të hapur në shtrat. Ata mundohen të bëjnë çdo gjë për t’i pëlqyer tjetrit dhe shpesh harrojnë veten.

Virgjëresha

Që personat e kësaj shenje të jenë idealë në shtrat, ju duhet besim absolut tek partneri. Nëse kjo nuk ndodh, gjithçka shkatërrohet.

Gaforrja

Ajo që i bën personat e kësaj shenje interesantë në shtrat është humori i ndryshueshëm. Ata mund të shndërrohen nga të ëmbël në të vrullshëm sa hap e mbyll sytë. Gjithsesi ky humor i ndryshueshëm është një thikë me dy presa.

Peshqit

Të ndjeshmit e zodiakut kanë edhe një imagjinatë të zhvilluar që i bën magjinë në dhomën e gjumit. Vetëm se duke pasur shumë gjëra në kokë, mund të humbasin interesin edhe gjatë aktit.