Showbiz23 Maj 2024, 11:41

“Shumica e armiqve që keni janë njerëz që dikur i keni ndihmuar”, Adriana Matoshi ‘thumbon’ Arjola Demirin?

Shkruar nga Pamfleti

“Shumica e armiqve që keni janë njerëz që dikur i keni

Dy aktoret Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi, përveçse kolege janë cilësuar gjithmonë si mikesha të ngushta.

Por prej kohësh, Arjola dhe Adriana nuk kanë asnjë postim me njëra-tjetrën. As në ditët më të vështira të Adriana Matoshit, pak javë më parë, mungoi një postim publikisht nga Arjola Demiri, në betejën e aktores me tumorin për herë të tretë.

“Shumica e armiqve që keni janë njerëz që dikur i keni ndihmuar në jetë. Xhelozia vllaçko, lakmia e kto tjerat”, shkruan Adriana Matoshi.

Arjola ka treguar se e ka njohur Adrianën në periudhën më të vështirë të jetës së saj, si emocionalisht ashu edhe ekonomikisht. Adriana i ka hapur derën e shtëpisë dhe është bërë mbështetja më e madhe për aktoren në hapat e saj të parë të karrierës në Kosovë.

Prandaj duket se postimi i Adrianës lidhet drejtëpërdrejtë me aktoren.

adriana matoshi thumb arjola demiri