Showbiz23 Maj 2024, 10:44

“Si do mbash peshën e turpit”, Besi tjetër këngë për Xhensilën

Shkruar nga Pamfleti

“Si do mbash peshën e turpit”, Besi tjetër këngë

Pas ndarjes së bujshme të tyre, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë zgjedhur që të ‘thumbojnë’ njëri tjetrin përmes projekteve muzikore. Ditën e djeshme, Besi ka publikuar këngën më të re, ‘Mosmirënjohja’, një bashkëpunim mes tij dhe këngëtares Eli Malaj.

Teksti është shkruar nga vetë Besi, i cili qartazi lë të kuptohet se ia ka dedikuar situatës së tyre familjare.

Përmes një postimi në instagram Besi thekson se ky është tekst shpirti, gjë e cila ka bindur fansat se i dedikohet pikërisht nënës së dy fëmijëve të tij.

“Krejt ndryshe kete here! Falenderim per te mrekullueshmen @malajeli qe i dha shpirt ketij krijimi. Per te perhershim @marenglen_boja qe edhe ai po me shpirt. @marselgunga qe solli dhe ai shpirtin e tij

@artur_qerimi me klarinete prej shpirtit. @chillpro_ernis_cili edhe ky e ka nje shpirt. Gjithashtu edhe @electtraheart_ me nje interpretim po me shpirt. Me text dhe muzike krijuar po prej shpirtit tim! Flm. Zoti ju rujt!”, shkruan Besi në postimin e tij.

bes kallaku xhensila myrtezaj mosmirenjohja