Showbiz25 Maj 2024, 09:54

Zbulohet surpriza, ja ku do e shohim së shpejti Arbana Osmanin

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet surpriza, ja ku do e shohim së shpejti Arbana Osmanin

Mbrëmjen e djeshme Arbana Osmani ka shuar çdo aludim në rrjet lidhur me rikthimin e saj në ekran, teksa tregon se së fundmi ka qenë duke xhiruar për filmin më të ri të Eduart Grishajt.

E mbani mend kur dilte nëpër intervista e fliste sa aktore e dobët isha dhe se nuk do më merrte më kurrë në film? Urdhëro!”- shkruan ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Vetëm 3 postime prej Arbanës u deshën që të bënin lëmsh një rrjet të tërë pasditen e djeshme.

Me një post tregoi një studio televizive ku ndodhej bashkë me partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj teksa përbri shkruante “Xhirime me më të mirin”.

Në një tjetër fotografi shfaqte skaletën në prehërin e saj e ndërsa përballë dukej sikur qëndronte një e ftuar e ndërsa në postimin e fundit shfaqte publikun.

Këto postime lanë të nënkuptohej se moderatorja po punonte për një program të ri televiziv, që me gjasa do transmetohej së shpejti por siç duket rikthimi i Arbanës në ekran do të vonojë pak…