Aktualitet22 Tetor 2019, 11:39

Shpallen të pafajshëm ish-boksieri dhe trajneri i Vllaznisë, të arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”

Shkruar nga Pamfleti
Shpallen të pafajshëm ish-boksieri dhe trajneri i Vllaznisë,

Shpallen të pafajshëm ish-boksieri dhe trajneri i Vllaznisë, të arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”

Boksieri Nelson Hysa, Fabjol Rexhepi dhe ish-trajneri i Kombëtares së Femrave, Amir Grisha janë shpallur të pafajshëm pasi akuzoheshin si pjesë e grupit “Bajri”.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dhënë pafajësinë ndërkohë që  në gusht është transferuar çështja nga Krimet e Rënda tek Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër për moskopetencë.

Ky vendim u dha nga gjyqtari Tonin Sterkaj ndërsa prokurorja Edlira Cufi kërkoi pafajësinë për mungesë provash. Pas shqyrtimit,  gjykata e Shkodrës u bind  dhe dha pafajësinë për te tre këta shtetas.

Boksieri Nelson Hysa  ishte person i shpallur në kërkim në shtatorin e 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale “Bajri” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ndërkohë, referuar burimeve, shkak për këtë plagosje ishte një konflikt për xhirimin e gomave të makinës. Në nëntor të 2018- s, Gjykata e Shkodrës dënoi me 6 vite burg autorin e plagosjes së Nelson Hysës.

Përsa i përket Amir Grishës, Prokuroria e këtij rrethi ka verifikuar se ai nuk ka kryer veprën penale të shitjeve të ndeshjeve për të cilën qëndronte me masën detyrim paraqitje prej disa muajsh, dhe kjo ka bërë që Grima ti rikthehet aktivitetit normal të tij.

Kujtojmë se Grima u arrestua në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si anëtar i grupit Bajri, i dyshuar se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe skuadrës së Tërbunit të Pukës. Por këto akuza nuk janë provuar.

Aktualitet