Showbiz10 Shtator 2019, 13:19

Shpallet filmi i dytë më i mirë horror në histori, “It Kapitulli 2”, rekord shitjesh

Shkruar nga Pamfleti
Shpallet filmi i dytë më i mirë horror në histori, “It

E keqja rilind dhe bën për vete publikun.

“It Kapitulli 2”, filmi horror i  “It” marrë nga romani i  Stephen King dhe firmosur më tej nga  Andy Muschietti, dominon klasifikimet në Amerikë, duke fituar deri më tani  91 milionë dollar.

Edhe pse është pas fitimeve prej  123 milionë dollarë të filmit pararendës, prodhuar në vitin  2017, seria e dytë klasifikohet si filmi i dytë horror më i ndjekur në histori.

Në rreth dy orë dhe 50 minuta, Andy Muschietti ka bashkuar personazhet e filmit të parë në një distancë kohore prej 30 vitesh.

Të bindur se kanë çliruar qytetin e tyre të vogël  Derry, në Maine, nga kllouni i tmerrshëm, i njohur si  Pennywise (Bill Skarsgard), Klubi I Humbësve, apo grupi i shtatë djelmoshave, të bashkuar nga jetët e palumtura që kanë, të cilët në kapitullin e parë të sagës e gjetën veten duke ‘luftuar të keqen’, duhet të ribesojnë.

Kur i mallkuari që banon në kanale rishfaqet, heronjtë riktehen në qytetin e lindjes për ta hequr sërish qafe forcën e së keqes.

Filmi ka si protagonist Jessica Chastain, James McAvoy, Bill Hader dhe Isaiah Mustafa në rolet e të rinjve, tanimë të rritur, të cilët janë ndeshur me  Pennywise më shumë se një çerek shekulli më parë.

Showbiz it kapitulli 2